Kupa e Maqedonisë në futboll, shorti për çerekfinalen

Publikuar më 02 Ноември, 2021 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Në “Shtëpinë e futbollit” sot u hodh shorti për 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë.

Fituesi aktual i Kupës, Sileksi në Kratovë përballet me Bregallnicën, ndërsa kampionia e vendit Shkëndija si vendase luan me Struga Trim&Lum. Lideri momental i renditjes në LPFM do të jetë mysafir te Makedonija Gj.P., ndërsa dyshen e fundit çerekfinaliste e formojnë Pelisteri dhe Vardari.

Dyshet e çerekfinales:

Shkëndija-Struga Trim&Lum

Makedonija Gj.P.-Shkupi

Sileksi-Bregallnica

Pelisteri-Vardari

Gjysmëfinalistët do të vendosen me ndeshje teke (vetëm një përballje luhet) dhe takimet e 1/4 së finales janë caktuar për datën 24 nëntor me fillim në orën 13:00.



   
   
Reprezentacioni A