Publikuar më 05 Октомври, 2018 në Kupa e Maqedonisë, Lajme
Në shortin e sotëm në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë u caktuan dyshet e çerekfinales së Kupës.
Fituesi aktual i trofeut, Shkëndija e Tetovës gjysmëfinalen do ta diskutojë me Pobedën e Prilepit. Akademia Pandev do të përballet me skuadrën e Ligës së Dytë, Korabin e Dibrës, ndërsa në dy dyshet tjera takohen Sileksi-Belasica dhe Makedonija Gj.P.-Rabotniçki.
Faza e çerekfinales luhet me nga dy ndeshje. Në rast të rezultatit të barabartë pas ndeshjeve të dyta, menjëherë kalohet në ekzekutimin e penaltive.
Ndeshjet e para luhen më 7 nëntor, ndërsa takimet e kthimit më 5 dhjetor.
Çerekfinalja e Kupës:
Shkëndija-Pobeda
Sileksi-Bellasica
Akademia Pandev-Korabi
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki