Publikuar më 31 Мај, 2017 në Lajme
QS Istatov ka fituar titullin e dyfishtë në futbollin
e femrave të Maqedonisë.
Kampioni aktual në finalen e Kupës në Strumicë mundi KFF Tiveria me rezultat 4:2, duke i bashkuar titujt e këtij edicioni.
Eli Jakovska në minutën e parë solli epërsi për QS Istatov, ndërsa përgjigjet Tiveria në minutën e 6-të kur barazon me anë të Teodora Dimoskas. Rabija Derbivishi në minutën e 8-të solli përmbysje dhe epërsi 1:2 për Tiverinë, ndërsa goleadën e 15-të minutave të para e vazhdoi Eli Jakovska për barazim 2:2. Në minutën e 26-të Jana Çubrinovska shënoi për përmbysje të re dhe epërsi 3:2 të QS Istatov, ndërsa rezultatin final 4:2 e vulosi Eli Jakovska në minutën e 77-të.