Publikuar më 20 Мај, 2015 në Lajme
Në vigjilie të përballjes së vlefshme për trofeun e Kupës në konkurencë të femrave, trajnerët e dy skuadrave shpresojnë në sukses. Koçani si mbrojtës i trofeut të fituar vitin e kaluar kërkon të mbrojtë titullin, ndërsa nëse finalen e fiton Dragon atëherë ata do të festojnë titullin e dyfishtë këtë sezon, pasi dolën kampion edhe në Ligën e Parë.
“Qëllimi ynë është të mbrojmë
trofeun e fituar vitin e kaluar. Vjet arritëm të fitojmë titullin e dyfishtë,
mirëpo këtë sezon u mundëm dy herë nga skuadra e Dragon-it në ndeshjet kyçe të
kampionatit. Ndeshja e nesërme për ne është ‘shpëtim’ i sezonit. Jemi të vetëdijshëm
për vlerën e ndeshjes, besoj në vajzat, vlerësoj se kemi skuadër më kualitative
dhe shpresoj këtë ta dëshmojmë nesër ne teren”, deklaroi trajneri i Klubit të
Femrave Koçani, Oliver Jovanovski.