Kupa e Maqedonisë do të transmetohet edhe në gjuhën e shenjave
Publikuar më
22 Мај, 2018
në
Lajme
Me sigurimin e përkthimit me shenja të finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës, FFM dhe Federata nacionale sportive e Maqedonisë për persona të shurdhër në mënyrë shtesë do të promovojnë vizonin e FFM-së për krijimin e mundë
Federata
e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën nacionale sportive për
persona të shurdhër për herë të parë kanë siguruar transmetim të drejtëpërdrejtë
të një ndeshje futbolli me gjuhën e shenjave për tu mundësuar edhe komunitetit
shurdhëmemec për të ndjekur ndeshjen direkt. Me sigurimin e përkthimit të
shenjave të finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Pelisterit dhe Shëkndijës,
FFM dhe Federata nacionale sportive për të shurdhër nëm mënyrë shtesë do të
promovojnë vizionin e FFM-së për krijimin e mundësive të barabarata dhe respekt
për gjihë ata që përfshihen në lojën e futbollit.
“
Si federatë më e
madhe sportive në vend kemi detyrim që në kornizat e përgjegjësisë tonë shoqërore
të jemi nxitës të ngritjes së vlerave për respekt dhe kyçje të gjithë
kategorive të qytetarëve. Në këtë mënyrë pasurojmë përjetimin që sjell futbolli për qytetarët
shurdhëmemecë në vendin tonë. Shpresoj që me këtë hap do të jemi nxitje edhe për
organizatat tjera të japin kontribut në kyçjen e kësaj kategorie të njerëzve në
kuadër të fushës së tyre të veprimit. Falënderim te Federata Nacionale sportive
për persona të shurdhër në Maqedoni për ndihmën dhe mirëkuptimin e nevojave
tona. Puna jonë dhe aktivitetet për përfshirjen e shurdhëmemecëve filloi disa
muaj para ndeshjes së Super Kupës së UEFA-së – Shkupi 2017 dhe jemi shumë të
lumtur që mesazhi që lëshuam në ceremoninë zyrtare në hapje të ngjajes ka
arritur të miliona shikues në gjithë botën”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i
FFM-së, Filip Popovski.