Kupa e Maqedonisë: Akademia Pandev-Bregallnica dhe Shkëndija-Struga Trim Lum janë dyshet gjysmëfinale

Publikuar më 05 Март, 2020 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Në "Shtëpinë e Futbollit" u hodh shorti për dyshet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. 
Fituesi në fuqi i trofeut të Kupës, Akademia Pandev në gjysmëfinale do të përballet me Bregallnicën. Ndërkohë dyshja tjetër gjysmëfinale është Shkëndija-Struga Trim Lum. 

Dyshet e gjysmëfinales së Kupës:
Akademia Pandev-Bregallnica
Struga T&L-Shkëndija

Ndeshjet e para janë caktuar për datën 8 prill, ndërsa takimet e kthimit më 6 maj. 



   
   
Reprezentacioni A