Kundër Sllovenisë pa Bardhin, thirren Mladenovski dhe Stoilov

Publikuar më 06 Октомври, 2019 Lajme


Enis Bardhi shkaku i lëndimit nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Maqedoninë në ndeshjet me Slloveninë (10 tetor) dhe Poloninë (13 tetor) në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. 

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski në vigjilie të dy ndeshjeve ka bërë ftesa shtesë për Gjorgji Stoilovin e Akademia Pandevit dhe Mario Mladenovskin e Vardarit. Dy lojtarët do të jenë pjesë e grumbullimit të caktuar për të hënën në orën 12:00 në hotelin “Grand Plazza” në Shkup.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të hënën në orën 19:00 në arenën “Todor Proeski”. 



   
   
Reprezentacioni A