Publikuar më 13 Октомври, 2019 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë edhe pa Arian Ademin do të jetë sonte kundër Polonisë në
ndeshjen e vlefshme për eliminatoret EURO2020.
Mesfushori për shkak lëndimit nuk do të mund të jetë në kombinim për paraqitje ndaj polakëve. Në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, Ademi mori një goditje në këmbën e majtë dhe u zëvendësua në minutën e 77-të të takimit.
Për shkak lëndimeve, në duelin ndaj Polonisë mungojnë edhe Enis Bardhi, Darko Velkovski, Kërste Velkovski dhe Ivan Triçkovski.
Përfaqësuesja jonë sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen ndaj Polonisë për eliminatoret e EURO 2020.