Kryetari i Komunës së Prilepit, Jovanovski: Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur nga FFM, i gëzuar që vazhdojmë bashkëpunimin

Publikuar më 23 Април, 2021 Lajme


Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini së bashku me zëvendës-presidentin Lazar Rakixhiev dhe anëtarin e K.E. Marjan Stojkoski sot në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan një takim pune me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovskin.

Në takimin konstruktiv në Federatën e Futbollit të Maqedonisë përfaqësuesit e të dyja institucioneve diskutuan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në lidhje me mbështetjen e Federatës për infrastrukturën e futbollit në Prilep.


Federata e Futbollit të Maqedonisë në gusht të vitit të kaluar me fonde nga programa “Het-Trik” e UEFA-së e financoi dhe e përfundoi fushën e re me sistem modern për kullim dhe ujitje dhe gjithashtu vendosi reflektorë të rinj në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep.

-Gëzohem me vazhdimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Ne si Komunë jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin me FFM-në. Udhëheqësia dhe Këshilli Drejtues i federatës me të vërtet bëjnë përpjekje të mëdha që stadiumi në Prilep të jetë një stadium që do të pret ndeshje ndërkombëtare.

Ne pranojmë edhe vërejtjet dhe sugjerimet për nevojën për mirëmbajtje cilësore të fushës dhe përfundimin e fazës përfundimtare të punimeve në hapësirën e tribunës që stadiumi të marrë më në fund karakterin e tij të vërtetë të futbollit.

Gjithashtu, për ne të rëndësishme janë reagimet e bashkëqytetarëve tanë, të cilët pozitivisht e shohin projektin dhe të gjithë me padurim e presim ndeshjen e parë të KF Pobedës në stadiumin e ri të “Goce Dellçev”. Kuptohet, së bashku ti përkrahim kur të përfundojë pandemia me Kovid-19.

Së bashku me FFM-në dhe LFK Prilep, konfirmuam se e përmirësojmë infrastrukturën e futbollit dhe do të vazhdojmë në të njejtin nivel. Këtë rast e shfyrtëzojë që të urojë Muamed Sejdinin dhe Këshillin Drejtues për zgjedhjen e tyre në FFM dhe ju urojë suksese në punë në të ardhmen”, deklaroi kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski.  





   
   
Reprezentacioni A