Publikuar më 17 Мај, 2019 në Lajme
Kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed
Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski marrin pjesë në mbledhje të
asosiacioneve anëtare të UEFA dhe udhëheqësisë së shtëpisë së futbollit
europian (UEFA-së), ku diskutohet për të ardhmen e garave të UEFA-së me theks të
veçantë garën e re (do të ishte gara e tretë) europiane (titulli i punës: UEFA
Europa League 2) për të cilën UEFA dhjetorin e vitit të kaluar dha miratim për
fillim nga sezoni 2021.
Me garën e re, e cila do të pasqyrojë formatin egzistues të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europës, më shumë klube dhe asosiacione do të jenë pjesë e futbollit elitar europian. Gjithsej 32 skuadra do të marrin pjesë në fazën e grupeve, ndërsa do të zhvillohen 141 ndeshje.
Me këtë rast krerët e FFM-së sot në Budapest kishin takim me futbollisten më të mirë të vendit tonë, Natasha Andonova dhe reprezentuesin Boban Nikolov që luan me skuadrën hungareze MOL Vidi. Andonova nesër në kryeqendrën e Hungarisë me Barcelonën e saj do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve në konkurencë të femrave përballë Lyonit të Francës. Sejdini dhe Popovski i uruan shumë fat Natashës të cilën do ta mbështesin nga triubunat e stadiumit të Ferencvaroshit.
“Të gjithë ëndërojmë për sukses në finalen e nesrme, e duam trofeun.. Gjithë karrierën punoj për këtë qëlim, të ngjitem në kreun e futbollit europian. Shanset tona janë të mëdha për të fituar dhe për rezultat të mirë që do të na sjell titullin europian. Gjithë ekipi mendon për fitore dhe kemi atmosferë më shumë se pozitive. Motiv shtesë për mua është prezenca e kreut të FFM-së që më mbështesin prej afër dhe besoj se do t’ia dalim të gëzohemi në fund”, thotë Natasha Andonova.
Në mbledhjen në Budapest, UEFA për herë të parë do t’a prezantojë strategjinë e saj për futbollin e femrave.
Nën moton #TimeForAction (#KohaPërAksion), organizata europiane e futbollit, UEFA prezanton strategjinë për zhvillimin e futbollit në konkurencë të femrave.
Strategjia e UEFA-së për futbollin e femrave është pjesë e strategjisë së përgjithshme të shtëpisë së futbollit europian “Bashkë për të ardhmen e futbollit” për periudhën 2019-2024. Mes qëllimeve ambicioze në strategji gjendet rritja e numrit të futbollisteve aktive në Europë (nga 1.3 milionë në 2.5 milionë) dhe rritjen dyfish të shikueshmërisë së Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian për femra, ndryshim të mendimit publik për futbollin e femrave dhe përmirësimin e standardit të futbollisteve në të gjitha vendet anëtare të UEFA-së.