Konkurs për programin Elite për skaut

Publikuar më 01 Декември, 2021 Lajme, Seminare


Akademia e UEFA-së në bashkëpunim me universitetin në Lozënë të Zvicrës dhe Centre de Droit et d’Economie du Spor në Francë ka shpallur konkurs “Programa elite për skaut” si një pjesë e re e katalogut të ri të kurseve për vitin 2022.

Programi Elite për skaut është një program tre mujor i krijuar posaçërisht për skautët e futbollit, trajnerët, ish-futbollistët që duan të fillojnë një karrierë si skaut në një mjedis modern të futbollit.

Pas përfundimit të programit në të cilin përvetësoni mjetet dhe metodat më të fundit teknike inovative që do të funksionojnë sipas standardeve më të larta në profesion, do të mund të filloni një karrierë të suksesshme si një skaut elitar i futbollit.

Programi përbëhet nga:

- Tri seminare të drejtpërdrejta (prania fizike e detyrueshme) dhe

- Dy punime online.

Programi përbëhet nga teori, ushtrime praktike si dhe deklarata të më të mirëve aktualisht në profesion; skautët, video-analistë, drejtorë sportivë.

Programi zhvillohet në gjuhën angleze.

Numri maksimal i vendeve të lira të punës është 35.

  Çmimi i kursit është 7900 euro.

Aplikimet kanë nisur, ndërsa kursi fillon në mars të vitit 2022.

Afati i fundit për aplikim është 13. Shkurt 2022.

Ata që do të vendosin për të aplikuar, të njejtën mund ta bëjnë në linkun në vijim: https://uefaacademy.com/courses/esp/

Broshurën e programit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://uefaacademy.com/wp-content/uploads/sites/2/2021/10/UEFA_certificate_scouts_Brochure_final_web-2.pdf

Ne i inkurajojmë edhe meshkujt edhe femrat të aplikojnë për këtë program.

Që të mund të aplikoni, duhet ti plotësoni këto kushte:

- Të keni njohuri të gjuhës angleze (në formë të shkruar dhe të folur)

- Të keni më së paku dy vite përvojë pune në industrinë e futbollit si skaut, trajner apo futbollist profesionist.

Nëse keni pyetje shtesë drejtohuni në linkun në vijim: academy@uefa.ch





   
   
Reprezentacioni A