Publikuar më 05 Април, 2017 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço
Gjorgjioski, nën-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm,
Filip Popovski marrin pjesë në punën e Konresit të Rregullt të 41 të Federatës
së futbollit Evropian (UEFA) në Helsinki të Finlandës.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së u vendos që finalja e Liga Evropës në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021 të luhet në javën e njëjtë me finalen e Ligës së Kampionëve, duke filluar prej 29 majit të vitit 2019.