Konferencë për siguri: Me veprim të përbashkët mund të ecim përpara

Publikuar më 27 Февруари, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë është organizatore e një seminari të rëndësishëm për siguri dhe mbrojtje në ndeshjet e futbollit në të cilat marrin pjesë më shumë se 40-të persona profesional me peshë nga  trupat ligjëvënes si policia, komisionet për siguri të klubeve, agjencionet private për siguri dhe UEFA.

Konferencën në hotelin “Grand Plaza” e hapi udhëheqësi i repartit për siguri dhe integritet në FFM, Robert Markoviq.

“Përshëndes iniciativën e Federatës së futbollit të Maqedonisë e cila arriti t’i mbledhë në këtë seminar personat kyç në punën tonë. Kjo na jep të drejtë të besojmë se ky grup personash bashkarisht dhe në mënyrë konstruktive mund të zgjidhë sfidat dhe se vendimet dhe propozimet tona të përbashkëta do tu përcillen klubeve, trupave dhe organizatave. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin që duhet të kemi kur është në pyetje sigurimi dhe siguria në stadium, ndërsa unë shpresoj se në këtë prezantim do të dëgjojmë diskutim konstruktiv që do të na ndihmonte gjithë neve në luftën kundër sjelljes së pahijshme dhe të papranueshme në tribuna.

Për ne kjo është mundësi për të parë situatën nga një perspektivë ndryshe, ndërmjet veti më mirë do të kuptohemi dhe gjatë këtij bashkëpunimi të jemi të gatshëm për sfidat që janë para neve. Besoj se në këtë konferencë do të ndihmojmë me këmbinin e përvojave dhe njohurive tona  dhe se do të gjejmë metodat më të mira për tu përballur me këtë problematikë. Gjithë kjo për futbollin tonë në veçanti, ndërsa për shoqërinë tonë në përgjithësi” deklaroi në fjalën e tij të parë kur hapi seminarin, Robert Markoviq.

Tema kryesore e konferencës një javore është mënyra sipas së cilës edukohen stjuardët në ndeshjet e futbollit, organizimi dhe planet e operimit në ndeshje, rregullat dhe mbrojtja nga gjithë llojet e diskriminimit.

Ligjerues në seminar janë këshilltari për siguri në UEFA Zhelko Pavlica, Verica Mileska-Stefanovski, president e dhomës  së sigurisë private të R.M., si dhe trajenerët për siguri në UEFA, Kris Bejker, Xheralnd Toms dhe Edi Smit.



   
   
Reprezentacioni A