Komunikatë nga Komisioni për Gara në FFM

Publikuar më 17 Мај, 2022 Lajme


Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar se stadiumi “Goce Dellçev” në Prilep do të jetë nikoqir i ndeshjes së balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet ekipeve të Tikveshit dhe Voska Sport.

Duke pasur parasysh se në fillim të muajit të ardhshëm, përfaqësuesja A e Maqedonisë pret dy ndeshje nga Liga e Kombeve në shtëpi në Arenën “Todor Proeski”, synimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ishte që ndeshjet e balotazhit të luhen në stadiumet e tjera, para së gjithash për mbrojtjen e fushës së arenës “Todor Proeski” për ndeshjet e përfaqësueses, e po ashtu që më 20 maj në stadiumin tonë më të madh do të luhet edhe finalja e Kupës së Maqedonisë.

Pas hedhjes së shortit për ndeshjet e barazhit dhe vendeve të caktuara për të luajtur, Komisioni i Garave pas mbledhjes me Komisionin e Sigurisë, megjithatë vendosi (propozimet e lejojnë) që ndeshja Voska – Tikvesh të luhet në Arenën “Todor Proeski”.

Arsyeja e vetme për ndryshimin e vendit të ndeshjes është për praninë e një numri të madh të tifozëve të të dyja skuadrave dhe mundësinë për të garantuar sigurinë e mijëra shikuesve në stadiumin e Prilepit. .

FFM përmes Komisionit të Sigurisë i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) duke kërkuar udhëzime në sferën e marrjes së masave të sigurisë për të luajtur dy ndeshjet e balotazhit në vendet e përcaktuara fillimisht, përkatësisht Tikvesh - Voska në Prilep dhe Skopje - Bellasica në Shtip.

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të veprojë në përputhje me përgjigjen dhe udhëzimet e MPB-së.

Jemi të bindur se vetëm me zbatimin rigoroz dhe konsekuent të rregulloreve dhe respektimin e masave parandaluese nga institucionet dhe organet kompetente mund të garantohet një spektakël i vërtetë sportiv.

Masat e sigurisë së ndeshjeve ekzistojnë për një arsye dhe presim që klubet të jenë aleate në zbatimin e tyre.

Tribuna të plota pa incidente, pa sjellje të papërshtatshme dhe trazira, pa nacionalizëm dhe diskriminim, janë synimet kryesore të të gjithë pjesëmarrësve në futbollin vendor, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe klubet përmes grupeve të tifozëve, publikut dhe mediave e deri te institucionet shtetërore në tërësi.

Për FFM-në dialogu dhe komunikimi është e vetmja rrugë për një marrëdhënie cilësore me klubet dhe institucionet dhe për të njejtën ne do të insistojmë edhe në të ardhmen.




   
   
Reprezentacioni A