Komunikatë-FFM

Publikuar më 01 Март, 2019 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ndjehet e thirrur për të reaguar me komunikatë pas informatave të mësuara vetëm përmes portaleve, në lidhje me akuzat nga Policia Financiare për dyshime për evazion fiskal.

Me qëllim informimin e saktë dhe me vërtetësi të opinionit, si një institucion profesional dhe i përgjegjshëm vlerësojmë se duhet të reagojmë me qëllim opinioni të jetë i informuar saktë sa i përket informacionit të cilin e mësuam vetëm përmes portaleve.

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) për një kohë të gjatë i është nënshtruar kontrollove të koordinuara të inspektimit nga ana e institucioneve shtetërore.

Lidhur me pretendimet e portaleve për dyshime për evazion fiskal në vlerë prej 1,680,912,00 denarë, me përgjegjësi të madhe dëshmojmë se Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) gjithmonë ka punuar dhe do të punojë në pajtueshmëri me Ligjet për kontabilitet për organizatat joprofitabile.

Ky përfundim bazohet edhe në atë se në periudhën e kaluar, operacionet financiare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) morrën raporte pozitive nga Drejtoria e të Hyrave Publike dhe nga auditorët e pavarur.

Sa i përket SHA Tobako Shkup konsiderojmë të nevojshme të informojmë opinionin se në lidhje me detyrimet e SHA Tobako Shkup ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) ka patur proces gjyqësor, epilogu i të cilit është mbyllur pozitivisht (i konfirmuar) në favor të Federatës së futbollit të Maqedonisë. I njejti është dorëzuar për pastrim deri te përmbarues kompetent.

Pas hapjes së procedurës për falimentim për SHA Tobako Shkup, borxhi është paraqitur në kohë dhe i njejti është vërtetuar pozitivisht dhe është njohur nga ana e udhëheqësit për falimentim dhe gjyqit për falimentim me procedura të duhura, me çka kjo kërkesë nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) është njohur dhe vërtetuar.

Nga kjo procedurë për falimentim, përveç Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) të papaguara kanë mbetur edhe shumë organe tjera shtetërore, ndërmarrje publike dhe subjekte tjera juridike.

Në aspekt të këtyre pohimeve tona citojmë Ligjin për fitim ku përcaktohet qartë se kostoja e dëmtimit të vlerës nga borxhi i papaguar njihet si shpenzim, nëse është sjellë një vendim i formës së prerë, si dhe kërkesat nga subjektet ndaj të cilëve është hapur procedurë në falimentim dhe likuidim, nëse të njejtat janë paraqitur dhe vërtetuar nga Administrues i Bankrotimit.

Lidhur me SHA Jugohrom Jegunocë theksojmë se marrëdhënia e biznesit është nga vitit 2010, pas çka në vitin 2013 palët në marrëveshje SHA Jugohrom Jegunocë dhe Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) kanë hyrë në një akt ligjor që përcakton të drejtat dhe detyrimet  për dy palët kontraktuese, me këtë rast duke marrë parasysh përmbushjen e mëparshme (nga periudha 2010-2013) të detyrimeve nga të dy palët kontraktuese. Sa i përket detyrimeve të tilla të vendosura, të njejtat i paguhen plotësisht Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) nga ana e palës subjekt juridik-shkëmbyes i borxhit.

Përpjekja që me sensacionalizëm të tregohet gjoja dyshimi për punë të paligjshme nga Federata e futbollit të Maqedonisë, konsiderojmë se është e njëanshme dhe jo korekte. Mënyra e këtillë e komunikimit nuk është i pajtueshëm me praktikën e FFM-së dhe për këtë arsye nuk kemi qëllim të ngarkojmë opinionin, për më shumë që për gjithë këtë jemi njohur vetëm nga portalet online. FFM zyrtarisht nuk ka pranuar nodnjë dokument zyrtar. Si një institucion serioz dhe profesional, nëse do të pranonim diçka të tillë jemi të gatshëm për të konfirmuar punën tonë të ligjshme para autoriteteve përkatëse.

Në fund, edhe një herë me përgjegjshmëri të madhe pretendojmë se Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) nuk ka bërë evazion fiskal, përfshirë edhe shumën e përmendur në vlerë prej 1.680.912,оо denarëve, aq më shumë pasi në ditën e sotme, 01.03.2019, Federatat e futbollit të Maqedonisë ka një kërkesë në vlerë prej 7.492.059.оо denarëve deri te Drejtoria për të hyra Publike, gjegjësisht Drejtoria për të hyra Publike rezulton si borxhli ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë shumë me vlerë prej 7.492.059.оо denarëve.



   
   
Reprezentacioni A