Komunikatë e Këshillit Drejtues të FFM-së

Publikuar më 30 Јануари, 2017 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka vendosur për parregullsitë në Kuvendin e rregullt zgjedhor në LFK Tetovë, pas kërkesës së një pjese të anëtarëve të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë dhe palët tjera të prekura nga kjo lidhje.

Këshilli Drejtues pas rishikimit të dokumentacionit të plotë nga Lidhja e futbollit të Tetovës, si dhe dokumentacionit të plotë me akuza për parregullsi gjatë procesit të organizimit dhe zhvillimit të Kuvendit të rregullt zgjedhor të LFK Tetovë e dorëzuar nga palë me interes, si dhe nga deklaratave të dhëna nga një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të LFK Tetovë në vetë mbledhjen e Këshillit Drejtues  të FFM-së, u vërtetua se mbledhja e Kuvendit të rregullt Zgjedhor e Lidhjes së futbollit të Tetovës e mbajtur më 25.01.2017 në Tetovë është organizuar në kundërshtim me statutin e LFK Tetovë dhe statutin e FFM-së, pas çka u soll vendim se gjithë vendimet e sjellura në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të Lidhjes së futbollit Komunale të Tetovës e mbajtur më 25.01.2017 nuk kanë mbështetje ligjore dhe nuk paraqesin pasoja ligjore ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Duke pasur parasysh periudhën zgjedhore në të cilën gjendet Federata e futbollit të Maqedonisë, ndërsa me qëllim për të shmangur spekulimet në opinion, Këshilli Drejtues i FFM-së vendosi që pjesë të dokumentacionit që ishte subjekt për shqyrtim ta bëjë publik dhe të njëjtin mund ta shihni në vazhdim:




   
   
Reprezentacioni A