Publikuar më 04 Август, 2014 në Lajme
Vlerësojmë se bëhet fjalë për sjellje skajshmërisht të pakuptueshme, joracionale e disa individëve nga grupi i tifozëve të KF Vardarit, të cilët me sjelljen e tyre sollën në rrezik jetën e pjesës më të madhe të mbështetësve të klubit dhe ndikuan që t’i hidhet ‘hije e zezë’ një ndeshje korekte dhe sportive, derbi i vërtetë i Maqedonisë, me të cilin filloi sezoni i ri në kampionatin vendor.
Si punëtor të vërtetë sportiv shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë për të gjithë të lënduarit të cilët me sjelljen e tyre sportive nuk merituan diçka të tillë, ndërsa njëkohësisht të gjithë huliganëve, vanalëve, shkatëruesëve të futbollit të Maqedonisë dhe të gjithë atyre që nuk e duan si duhet sportin dhe futbollin u bëjmë me dije se duhet të qëndrojnë jashta arenave sportive.
Federata e futbollit të Maqedonisë së bashku me klubet ‘Pelisterin’ dhe ‘Vardarin’, sportistët dhe puntorët e tyre sportive bënë gjithçka që ishte e mundur që kjo ndeshje të jetë një festë e vërtetë e futbollit në Republikën e Maqedonisë. Për fat të keq edhe përkundër parapërgatitjeve serizoze dhe angazhimit të klubeve, vetëqëverisjes lokale, Ministrisë për punë të brendshme dhe Federatës, megjithatë minutat e fundit të ndeshjes u shfrytëzuan për manifestimin e sjelljes së dhunshme dhe të pahijshme të disa individëve të gurpit të tifozëve, me çka vetë u klasifikuan si huliganë, të cilëve nuk u intereson sporti dhe ndeshja sportive.
Para fillimit të kampionatit të ri, FFM organizoi mbledhje pune me komesarët për siguri të klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë me temën ‘Siguria në ndeshjet e futbollit’ dhe paralajmëroi për nevojën e respektimit të qëndrimit dhe kodeksit drejt të cilit shkon FFM-ja në lidhje me pyejtjen për siguri në ndeshjet e futbollit, duke cekur se edhe klubet e ndajnë mendimin se përmes respektimit të ligjeve dhe përmirësimit të infrastrukturës mund të arrihet siguri më e madhepër të gjithë ata që meritojnë dhe kanë të drejtë lirisht të anojnë për klubet e tyre, ndërsa me këtë rast mos ndjhehen të rrezikuar nga ata qëllimi i të cilëve është manifestimi i sjelljes së dhunshme dhe prishja e sportit.
Secili klub si organizator i ndeshjeve është përgjegjës për veprimet e veta në krahasim me rregullat e vendosura nga ana e institucioneve kompetente dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe mban përgjegjësinë për pasojat e vendimeve të veta kur është në pyetje (mos)respektimi i masave të ndërmara.
FFM edhe më tej është e bindur se vetëm me respektim dhe implementim të duhur dhe të reptë të rregullave, si dhe respektimit të masave preventive të institucioneve dhe trupave relevante mund të zgjidhen problemet si që janë huliganizmi dhe dhuna në sport. Masat e sigurisë në ndeshjet e futbollit egzistojnë me arsye dhe FFM pret që klubet të jenë të bashkuar në implementimin e të njëjtave me qëllim që të çrrënjoset problemi i parregullsive në terenet sportive.
Tribunat e mbushura pa incidente, me sjellje shembullore dhe pa parregullsi, pa nacionalizëm dhe diskriminim, janë qëllimet kyçe për të gjithë pjesëmarësit në futbollin e Maqedonisë, nga Federata e futbollit të Maqedonisë dhe klubet, përmes grupeve të tifozëve, opinionit dhe mediave, deri te institucionet shtetërore në përgjithësi.
Si gjithmonë, FFM apelon te të gjithë mbështetësit e vërtetë të futbollit në Maqedoni, se në teren futbolli është në vend të parë! Le të na bashkojë gëzimi, dhe jo urejtja!