Komisioni për gara shtyn xhiron e 11-të për fundjavën e ardhshme shkaku i masave për Kovid-19

Publikuar më 30 Октомври, 2020 Lajme


Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga KOVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njejtat do të luhen në termin të ri. Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e dielë) takimet e xhiros së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.



   
   
Reprezentacioni A