Komisioni për gara: Propozim vendime, për vazhdimin e sezonit në Ligën e Parë

Publikuar më 26 Мај, 2020 Lajme


Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme solli propozim vendime për vazhdimin e sezonit garues 2019/2020 në Ligën e Parë, e ndërprerë nëmuajin mars për shkak të epidemisë COVID-19.

Pas dy takimeve në “Shtëpinë e futbollit” me përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë të futbollit vendor dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në vend, miratimin për vazhdimin e garave, Komisioni për gara e solli pas rekomandimeve të Institutit për shëndet publik, përfaqësues të së cilit konfirmuan protokollin shëndetësor për kthim të ekipeve të Ligës së Parë në seancat stërvitore dhe ndeshje me përgjegjësi të plotë, me atë që kthimi në terrene të jete maksimalisht i sigurtë për gjithë pjesëmarrësit

Si rezultat i paqartësisë që futbollit tonë i solli kriza shëndetësore e ndikuar nga pandemia me COVID-19, periudhën e kaluar Federata e futbollit të Maqedonisë kishte qëllim të bëjë gjithçka që mundet për të mbyllur me sukses garën në Ligën e Parë, para se gjithash për motive sportive, por edhe për faktin se në këtë mënyrë përcillet mesazhi për motivimin e familjes futbollistike-kthimi i futbollit sigurisht do të jetë shenjë e shkëlqyeshme se do të vazhdojmë me detyrat dhe obligimet e përditshme, por edhe për të dërguar mesazh të fuqishëm deri te UEFA se kemi arritur të shmangim ‘zonën e zezë futbollistike’ në të cilën kanë hyrë vetëm disa shtete që kanë vendosur të ndërpresin sezonin futbollistik, ndërsa thuajse gjitha vendet nga rajoni ynë sipas kushteve të tyre vazhdojnë kampionatet nacionale.

Komisioni për gara pranë FFM-së, bashkë me drejtuesit e federatës, me përgjegjësi dhe transparencë, duke respektuar rekomandimet e përfaqësuesve të klubeve propozoi tre skenarë të mundshëm për përfundimin e sezonit dhe solli vendim që kampionati të luhet në sistem të shkurtuar, gjegjësisht pas propozimit që rezultoi më i pranueshëm nga shumica e klubeve në Ligën e Parë.

- Të luhen katër xhirot e mbetura të rrethit të tretë dhe pastaj të kalohet në fazën play off (gjashtë ekipet e para pas mbylljes së rrethit të tretë). Tre ekipet e para të renditura pas përfundimit të play off sigurojnë garat europiane të UEFA-së. Faza play off (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) PA RËNIE nga elita të dy ekipeve të fundit të renditura pas përfundimit të fazës play off. Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

Komisioni për gara pranë FFM-së do të propozojë vazhdimin e sezonit në terminet prej 14 deri më 21 qershor, ndërsa për datat e propozuara do të informohen edhe në shtabin koordinativ për kriza për sigurimin e koordinimit të plotë në aspekt të parandalimit të futjes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19.

Gjithë ndeshjet në vazhdim të sezonit do të luhen pa praninë e publikut në stadiume, ndërsa do të jetë i kufizuar edhe numri i personave që do të jenë të angazhuar në organizimin e ndeshjeve.

Gjithashtu, futbollistët, stafet teknike dhe gjithë personat tjerë të kyçur në ekipe, si dhe personat zyrtarë të ndeshjeve janë të obliguar të respektojnë protokollin shëndetësor për zhvillim të ndeshjeve.

Skuadrat e Ligës së Dytë të futbollit vendor nuk do të vazhdojnë sezonin garues 2019/2020, ndërsa Komisioni për Gara rekomandon që të njejtën ta ndjekine dhe klubet e Ligave të Treta dhe kategorive më të ulta të futbollit vendor. 



   
   
Reprezentacioni A