Komisioni për gara: Informatë për ndeshjen Shkëndija-Akademia Pandev

Publikuar më 02 Март, 2018 Lajme


Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë pas rishikimit të ankesave me pretendime dhe dokumente për ndeshjen Shkëndija-Akademia Pandev, inspektoi procesverbalin e përballjes së Ligës së Parë ndërmjet dy klubeve, pasi rishikoi detalisht raportin shtesë të delegatit dhe deklaratën e arbitrit të takimit të zhvilluar më 25 shkurt 2018 në Tetovë në kuadër të xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë vërtetoi gjendjen faktike:

Komisioni për gara në rastin konkret vlerësoi edhe rethanat tjera që ndikuan në pasojat e ekipit të paraqitur si shkelëse e rregullores, mirëpo nga dëshmitë e shkruara u vërtetua se bëhet fjalë për largim të lojtarit nga loja pas ndëshkimit me karton të kuq nga ana e arbitrit të ndeshjes, marrja e këtij sanksioni-karton i kuq ka efekt pezullues dhe skuadra lojtari i së cilës ndëshkohet mbetet me një futbollist më pak në fushë. Në pajtueshmëri me këtë komisioni konstaton se klubi nuk ka bërë me qëllim shkelje të rregullores, për shkak se ekipi ka mbetur me një lojtar më pak për shkak të sanksionit të vendosur nga person zyrtar-karton i kuq. Pjesën e parë e ka luajtur dhe e ka përfunduar me një lojtar më pak.

Sipas dispozitës së Rregullores për gara (Rregulla nga neni 20 paragrafi 3) është vërtetuar detyrimi i klubit për të nisur dhe përfunduar pjesën e parë me 1 (një) futbollist nga vendi i cili nuk ka mbushur 21 vjet dhe detyrimi i klubit do të konsiderohej i shkelur nëse skuadra do të kishte ndërmarë masa në drejtim të mungesës në lojë (për shembull të zëvendësojë lojtarin gjatë pjesës së parë) të 1 (një) lojtari nga vendi që nuk kaluar kufirin e 21 vjetëve. Në rastin konkret klubi nuk ka ndërmarë një veprim të tillë, por ka mbetur të luajë pjesën e parë pa 1 (një) futbollist vendas që nuk ka kaluar 21 vjet për shkak të vendimit të personit zyrtar (sanksion-karton i kuq). Klubi pjesën e parë dhe gjithë ndeshjen e ka luajtur me një lojtar më pak. Në këtë drejtim pasi Komisioni vërtetoi se nga ana e klubit të paraqitur nuk është shkelur rregulla e nenit 20 paragrafi 3 nga Rregullorja për garim në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ndaj klubit në fjalë nuk mund të ndërmerren kurfarë masa ndëshkuese të parapara në nenin 100, paragrafi 1, pika 10 e Rregullores për gara. 



   
   
Reprezentacioni A