Publikuar më 02 Март, 2021 në Lajme
Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të
Maqedonisë në përputhje me nenin 82 nga Rregullorja për gara në FFM solli
vendim për të skualifikuar ekipin Vardar Forina nga garat e radhës në Ligën e
Dytë – Perendim për shkak të mosparaqitjes së pajustifikuar në ndeshjen e
xhiros së 17-të në Ligën e Dytë – Perendim ndërmjet KF Vardar Forina – KF Gostivar
që duhej të zhvillohej me 27 shkurt të vitit 2021 në Gostivar. Komisioni për
gara këtë ndeshje e regjistrojë me rezultat zyrtar 0:3 për ekipin e Gostivarit.
Ekipi i Vardar Forinës rikthehet në nivelin më të ulët të garave në Lidhjen Komunale të LFK Gostivar.