Publikuar më 09 Февруари, 2024 në Lajme
Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në hotelin Hilton në Shkup, organizoi seminarin e rregullt për delegatët e ndeshjeve në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Në seminar u diskutua për pjesën e parë të sezonit aktual garues 2023/24, në të cilin të gjithë delegatët që ishin të pranishëm në seminar patën pjesëmarrje dhe aktivitete. Qëllimi i seminarit për delegatët e FFM-së është korrigjimi i disa lëshimeve në organizimin e ndeshjeve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i njohurive të zyrtarëve lidhur me organizimin e ndeshjeve.
Në seminarin e rregullt, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë ligjëratën e Robert Markoviq nga Komisioni për Siguri dhe Integritet në FFM. U promovua dhe u prezantua para delegatëve programi i UEFA-s kundër kurdisjeve të ndeshjeve të futbollit. Theksi u vu edhe në sanksionet disiplinore të klubeve në lidhje me grupet e tyre të tifozëve për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pankarta me përmbajtje ofenduese në baza kombëtare gjatë ndeshjeve të futbollit në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Në fund të seminarit të rregullt u bë kontrolli (testimi) i rregullt i njohurive të delegatëve.
Igor Frangovski – Kryetar i Komisionit të garave
-Në këtë seminar patëm mundësinë të ndajmë njohuritë, të bëjmë një pasqyrë të asaj që është bërë në pjesën e parë të sezonit garues dhe një strategji që do të na ndihmojë për një organizim më të mirë të garave në të ardhmen.
- Çdo aspekt i sportit tonë mbështetet në përkushtimin dhe ekspertizën e njerëzve të përfshirë drejtpërdrejt në gara. Si delegatë dhe zyrtarë ne mbajmë përgjegjësinë për të mbështetur vlerat e integritetit, respektit dhe lojës së ndershme.
-Përmes bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, ne mund të kalojmë nëpër sfidat që kemi përpara. Takime dhe seminare të tilla na ndihmojnë të krijojmë lidhje të qëndrueshme që do të forcojnë strukturën e futbollit në vendin tonë dhe në kampionatin vendor.