Publikuar më 06 Јули, 2020 në Lajme
Komisioni
i Garave në Federatën e Futbollit të Maqedonisë solli vendim për anulim të ndeshjeve
të balotazhit për kompletim të Ligës së Dytë – Perendim.
Vendimi është sjellur, pasi rezultatet e testeve për koronavirus – Covid 19
konfirmuan 13 futbollistë të skuadrës KF Çaklani dhe KF Fortuna që janë
pozitiv në Covid 19.
Sipas rregullores së garave, shorti do të vendos se cila nga tre ekipet , KF
Çaklani, KF Fortuna, KF Veleshta do të sigurojnë vend në Ligën e Dytë –
Perendim për sezonin garues 2020/21.
Pasi do të dalin rezultatet nga testet për koronavirus – Covid 19 të ekipeve KF Rosoman dhe KF Sloga Vinica, Komisioni i Garave do të vendos në lidhje me zhvillimin e ndeshjes për kompletim të Ligës së Dytë – Lindje.