Publikuar më 30 Ноември, 2024 në Lajme
Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë mori vendim për shtyrjen e ndeshjeve të xhiros së 17-të në Ligën e Parë, të cilat sipas programit duhej të luheshin më 1 dhjetor (e diel) me fillim nga ora 13:00.
Vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe sjellje të keqe në garat sportive.
Komisioni i Garave ka ricaktuar ndeshjet e shtyra të xhiros së 17-të në Ligën e Parë për datën 3 dhjetor (e martë) me fillim nga ora 13:00.