Komisioni i Garave: Fitore zyrtare për Shkëndijën dhe pezullim i fushës së Shkupit

Publikuar më 09 Ноември, 2022 Lajme


Komisioni i Garave pranë FFM-së në një seancë të jashtëzakonshme me rastin e incidentit në ndeshjen e sotme Shkupi – Shkendija nga 1/4 e finales së Kupës së Maqedonisë ka marrë vendim që skuadra e Shkëndijës e ka fituar zyrtarisht ndeshjen me FC Shkupin me rezultat 3:0. .

Fusha e FC Shkupit, stadiumi në Çair, është pezulluar për zhvillimin e ndeshjeve të Kampionatit dhe Kupës. FC Shkupi i dorëzohet Komisionit Disiplinor të FFM-së.

FC Shkupi duhet të regjistrojë një fushë për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit Çair.




   
   
Reprezentacioni A