Publikuar më 06 Мај, 2014 në Reprezentacioni A I Femrave
Më 8 maj përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë do të përballet me bartësen e grupit-Italinë, në ndeshjen e vlefshme të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që vitin 2015 do të zhvillohet në Kanada.
Në pritje të ndeshjes, kombëtarja e Maqedonisë nisi përgatitjet me këtë formacion:
Katerina Mileska, Marina Arsova, Simona Krstanovska, Sijçe Andonova, Elena Çakmakoska, Dragana Kostova, Stefani Skerlevska, Olgica Arsova, Monika Todorovska, Ana Veselinova, Aleksandra Markovska, Stankica Atanasova, Eli Jakovska, Aneta Gjeorgjieva, Froska Kostova, Gentiana Roçi, Lençe Andreeva, Nakshie Krivanjeva dhe Tanja Mitrevska.
“Për herë të dytë përballemi me Italinë, e cila është favorit absolute. Ata janë bartës të gurpit, ndërsa sukseset e tyre mund të shihen edhe në bazë të numrit të pikëve të tubuara në kualifikime. Patjetër të them se përballemi me ta në një moment shumë të papërshtatshëm për kombëtaren tonë, pasi që kemi shumë probleme më lëndime të reprezentueseve tona. Natasha Andonova është e lënduar, njejtë se Katerina Mileska. Lojtarja kryesore e mesfushës, Lençe Andreeva është e sëmura… Jemi duke bërë maksimumin që të komponojmë ekipin për tu prezantuar sa më mirë. Jemi të bindur të japim gjithçka nga vetja, të mos pësojmë disfatë të thellë edhe pse ekipi përbëhet nga futbolliste shumë të reja. Do të tentojmë të ndërtojmë lojën përmes përgjegjësisë tonë dhe dëshirës për sukses”, deklaroi seleksionuesi i kombëtares A të femrave të Maqedonisë, Dobre Dimovski.
Ndeshja do të luhet të enjten (8 maj) me fillim në orën 14:00, në terenin kryesor të kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’.