Publikuar më 20 Септември, 2023 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra fillon ciklin e ndeshjeve në kuadër të grupit 5 të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë në ndeshjen nga xhiroja e parë do të luaj kundër Bullgarisë. Duelin ndaj fqinjit tonë lindor në kuadër të Grupit 5 të Ligës së Kombeve do ta luajmë më 22 shtator në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, me fillim nga ora 15:00.
Seleksionuesi i përfaqësues së Maqedonisë për femra, Kiril Izov, ka vendosur që për ndeshjen e ardhshme kundër Bullgarisë të thërrasë këto futbolliste:
Në portë: Viktoria Pançurova (Tiveria), Berna Kabakci (Carson U, Amerikë), Magdalena Lekoska (Luboten);
Mbrojtja: Ana Milçevska (Samgrelo, Gjeorgji), Sara Kolarovska (Shkup 2014), Kristina Mojsoska (Ass United), Edina Sulejmani (Ass United), Bojana Petkova (Luboten), Pavlinka Nikolovska (Luboten), Katerina Mileska (Cevitana), Sara Eftinxhioska (Cevitana);
Mesfusha: Natasha Andonova (Levante, Spanjë), Lençe Andreevska (Kamenica Sasa), Aleksandra Markovska (Luboten), Elma Semshovic (Skopje), Radica Velkova (Tiveria), Hava Mustafa (Shkëndija), Olivera Cokleska (Ass United);
Sulmi: Gentiana Roçi (Kups, Finlandë), Afrodita Salihi (Shkupi 2014), Rabia Dervishi (Shkupi 2014), Yllza Maksuti (Ass United), Aleksandra Jovanovska (Istatov);
Përfaqësuesja e femrave, e udhëhequr nga seleksionuesi Kiril Izov, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Stërvitja e sotme do të mbahet në terrenin e FFM-së me fillim nga ora 15:00.