Publikuar më 18 Октомври, 2021 në Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë i vazhdon eliminatoret për
Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Australi dhe Zelanden e Re në vitin
2023.
Përfaqësuesja jonë me 21 tetor do të luajë në Riga kundër Letonisë, ndërsa me 26 tetor do të pret në Ohër Luksemburgun.
Seleksionuesi, Kiril Izov për këto ndeshje eliminatore ka ftuar këto futbolliste:
Portiere: Magdalena Lekoska (Luboten), Kristina Pavlovska (Despina), Verisa Kolevska (Skopje 2014);
Mbrojtje: Radica Çoneva (Istatov), Pavlinka Nikolovska (Kamenica Sasa), Katerina Mileska (Despina), Teodroa Janovska (Despina), Kristina Petrushevska (Istatov), Elena Paneska (Kamenica Sasa), Ane Bosheska (Tiverija), Elma Shemsoviq (Borec);
Mesfusha: Sara Kolarovska (Skopje), Elena Petrovska (Skopje), Ana Dimitrovska (Kamenica Sasa), Hava Mustafa (Shkëndija), Jana Çubrinovska (Despina), Sindis Pollozhani (As Junajted), Teodora Gjorgjievska (Borec), Hristina Joshevska (Kamenica Sasa);
Sulmi: Yllza Maksuti (As Junajted), Afrodita Salihi (Shkëndija), Aleksandra Markovska (Skopje), Natasha Andonova (Levante, Spanjë), Gentiana Roçi (Kups, Finlandë);
Përfaqësuesja e Maqedonisë është në grupin ‘D’ me Anglinë, Austrinë, Republikën e Irlandës, Luksemburgun dhe Letoninë.