Kiril Izov publikoi listën e futbollisteve për ndeshjen kualifikuese me Slloveninë

Publikuar më 05 Април, 2016 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë të martën, më 12 prill do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij viti në kuadër të grupit 1 të ciklit eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian, përballë Sllovenisë në teren mysafir.

Në vigjilie të këtij takimi eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Holandë në vitin 2017, seleksionuesi Kiril Izov ka ftuar këta futbolliste:

Viktorija Pançurova (Tiverija), Aleksandra Ristovska (Tiverija), Pavlinka Nikollovska (Tiverija), Elma Shemshoviq (Borec), Lençe Andreevska (Dragon), Maja Angellovska (Dragon), Nakshije Krivanjeva (Dragon), Afrodita Salihi (Dragon), Ana Veselinova (Dragon), Jana Çubrinovksa (Koçani), Simona Taseva (J.Konzuli), Simona Nikollovska (J. Konzuli), Dushanka Pejkova (Q.S. Istatov), Viktorija Doneva (Pomurje), Daniela Veleska (Top Gol), Eli Jakovska (Spartak), Shqipe Bojku (Nove Zamki), Sashka Kokallovska (Top Gol).

Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë sot nis përgatitjet për ndeshjen pasuese kualifikuese me Slloveninë. Kjo ndeshje do të jetë e para për seleksionuesin Kiril Izov, si trajner i parë i përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë.

Ndeshja kualifikuese Slloveni-Maqedoni do të luhet në Lendava më 12 prill, me fillim në orën 19:00. 



   
   
Reprezentacioni A