Publikuar më 01 Октомври, 2019 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër kundër Kazakistanit kërkon fitoren e parë në eliminatoret për Kampionatin Europian të vititi 2021. Përfaqësuesja e femrave të vendit të mërkurën në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" nga ora 15:00 përballet me Kazakistanin.
Seleksionuesi Kiril Izov shpreson në lojë të mirë dhe rezultat pozitiv nga dueli i nesërm.
"Kjo është mundësia jonë për fitore të parë në grupin kualifikues. Kemi kaluar përgatitje të mira, ekipi është i kompletuar dhe besojmë fuqishëm në sukses për ndeshjen e nesërme. Luajtëm mirë në takimin e parë me Austrinë në Vienë dhe kjo na jep të drejtë të besojmë në rezultat të mirë. Jemi komplet dhe të motivuar për fitore", tha seleksionuesi Izov.
Më 5 tetor femrat e Maqedonisë do të përballet me Serbinë, sërish në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".
Në grupin tonë për KE që në vitin 2021 do të zhvillohet në Angli, favorit kryesor mbetet Franca.