KFF Luboteni fiton trofeun e Kupës së Maqedonisë në konkurencën e femrave

Publikuar më 16 Мај, 2023 Lajme


KFF Luboteni ka fituar trofeun e Kupë së Maqedonisë në konkurencën e femrave, pasi sot në stadiumin e Gjorçe Petrovit arriti të merr një fitore bindëse ndaj KFF Kamenica Sasa me rezultat 4:0. 

Në ndeshjen finale, futbollistet e Lubotenit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarin dhe me meritë rrëmbyen trofeun e këtij kompeticioni. 

Delgado hapi rezultatin në minutën e 18-të. Dy minuta më vonë, Goja shënoi edhe një gol për të kaluar Lubotenin me dy gola epërsi.

Në vazhdim të ndeshjes, skuadra e Lubotenit ka shënuar edhe dy gola të tjerë, me anë të Silvës në minutën e 51-të dhe Petkovës në minutën e 82-të.

KFF Luboteni e fitoi Kupën e Maqedonisë për herë të parë në historinë e saj.

KFF Luboten: Magdalena Lekoska, Iva Jovanovska, Majsa Benedito, Pavlinka Nikolovska, Priscilla Silva, Aleksandra Markovska, Angela Milanovic, Elena Petrovska, Bojana Petkova, Hristina Joshevska, Harumi Goja;

Trajner: Ivica Radoniq;

KFF Kamenica Sasa: ​​Jelena Gvozderec, Joelma Gabriel, Elma Shemsofiq, Ana Dimitrovska, Veronika Nikollovska, Diana Ristovska, Dragana Kostova, Ana Ristovska, Alice Valker, Keona Angelika, Lençe Andreevska;

Trajner: Zoran Zlatkovski;




   
   
Reprezentacioni A