KFF Koçani për të dytin vit me rradhë fiton Kupën

Publikuar më 21 Мај, 2015 Lajme

Në një finale nxitëse të Kupës së Maqedonisë, Klubi i Futbollit të Femrave Koçani ka mundur me rezultat 3:2 liderin e padiskutueshëm të Ligës së Parë të femrave, KFF Dragon.

Dy ekipet më të mira në futbollin e femrave të Maqedonisë për herë të tretë këtë sezon u përballën mes veti, kësaj rradhe në finalen e Kupës së Maqedonisë e cila u zhvillua më 21 maj në terenin e kompleksit sportiv ‘Petar Milloshevski’ në Shkup. Rezultatin e hapi Dragoni me gol në fund të pjesës së parë të shënuar nga Eli Jakovska. Koçani përgjigjet me barazim në minutën e 47-të kur Aneta Gjorgjieva solli simetri në rezultat duke paralajmëruar se ndeshja do të jetë e paqartë deri në fund. Dragon avansoi sërisht vetëm një minutë më vonë me anë të Eli Jakovskas, mirëpo në minutën e 57-të rrikthehet baraspesha me golin e Katerina Mileskas që barazon në 2:2. Rezultatin final e vendosi Sashka Kokallovska në minutën e 65-të, duke i siguruar ekipit të saj mbrojtjen e titullit dhe duke mos i lejuar skuadrës së Dragonit të festojë titullin e dyfishtë këtë sezon. Medaljet për ekipet pjesëmaresë dhe trofeun e fituesit i ndau anëtari i Këshillit Drejtues të FFM-së, Zllatko Talevski, ndërsa futbollistet morën urata edhe nga Presidenti dhe Sekretari Gjeneral i Federatës së futbollit të Maqedonisë, si dhe nga komisioni për futbollin e femrave.




   
   
Reprezentacioni A