KFF Kamenica Sasa pranoi trofeun për vendin e parë në sezonin e kaluar

Publikuar më 24 Август, 2020 Lajme


Në fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së dytë në sezonin e ri në Ligën e futbollit të femrave të Maqedonisë. Kampioni në fuqi Kamenica SASA me fitore 5:1 përballë KFF Istatov regjistroi edhe triumfin e dytë në sezonin e ri garues 2020/2021. 

Futbollistet e Kamenica SASA kishin arsye të dyfishtë për festë, pasi përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Kushtrim Luma u dorëzoi trofeun për vendin e parë në sezonin e kaluar. 


Fitoren më bindëse në xhiron e dytë në Ligën e Parë të Femrave e shënuan futbollistet e klubit Despina Prilep, të cilat mundën me shifrat 14:0 skuadrën e Koçanit. KFF AS Junajted shënoi një gol më pak se Despina në triumfin ndaj Lubotenit (13:0), ndërsa me rezultat 10:0 KFF Tiveria mundi KFF Borecin. Ndeshja ndërmjet KFF Atletiko dhe KFF Shkupi përfundoi 1:1, KFF Reçica mundi si mysafire 2:0 Shkëndijën, ndërsa KFF Skopje me 8:0 fitoi KFF Top Gol. 

   
   
Reprezentacioni A