KF Veleshta do të jetë pjesë e Ligës së Dytë Perëndim, KF Rosomani dhe KF Slloga Vinicë plotësojnë Ligën e Dytë Lindje

Publikuar më 17 Јули, 2020 Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme


Skuadra e Veleshtës do të jetë pjesë e Ligës së Dytë-Perëndim në sezonin garues 2020/2021. 

Në hedhjen e shortit në “Shtëpinë e Futbollit” në të cilën morën pjesë përfaqësues të tre skuadrave, KF Çakllani-Dobërdoll, KF Veleshta-Veleshtë dhe KF Fortuna-Hasanbeg, Shkup, goglat vendosën skuadra e KF Veleshtës të jetë pjesë e Ligës së Dytë-Perëndim.

Sipas predispozitave dhe shkaku i mungesës së kushteve për zhvillim të ndeshjeve të balotazhit shkaku i gjendjes shëndetësore dhe praninë e pandemisë COVID-19, shorti vendosi për plotësimin e Ligës së Dytë, Grupi Perëndim.

Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë solli vendim skuadrat e KF Rosoman dhe KF Slloga Vinicë do të jenë pjesë e Ligës së Dytë-Lindje. Vendimi u mor pasi KF Pitu Guli-Krushevë u tërhoq nga pjesëmarrja në Ligën e Dytë dhe garimin do ta vazhdojë në Ligën e Tretë-Rajoni Qendror.



   
   
Reprezentacioni A