KF Shkëndija dorëzohet në Komisionin Diciplinor për organizim të dobët të ndeshjes me Metalurgun

Publikuar më 31 Октомври, 2014 Lajme


Në mbledhjen e Komisionit për gara të mbatur sot në Federatën e futbollit të Maqedonisë një prej vendimeve ka të bëjmë me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Metalurgut, e luajtur më 29 tetor 2014 në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Skuadra vendase në këtë ndeshje dorëzohet para Komisionit Diciplinorë të FFM-së për shkak të organizimit të dobët dhe sjelljes së pahijshme dhe jo sportive të grupit të tifozëve të KF Shkëndija.

Federata e futbollit të Maqedonisë kategorikisht rin pas qëndrimit se do t’i kundërvihemi gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit, vandalizmit dhe jo tolerancës dhe do të meren të gjithë masat në drejtim të përmirësimit të ambientit futbollistik.

Federata e futbollit të Maqedonisë me aktivitetet e ndërmara para ndeshjeve dhe me vendimet e komisioneve kompetente të federatës ndërlidhet me platformën e UEFA-së dhe FIFA-s për respektimin e lojës dhe gjithë segmenteve të saj.



   
   
Reprezentacioni A