Këshilli drejtues: Vendime të trupit më të lartë të FFM-së

Publikuar më 16 Јули, 2016 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme solli këto vendime:

- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë solli Rregullore për vërtetimin e shpërblimeve për eliminatoret dhe kualifikimin eventual në Kampionatin Botëroro që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi;

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 5 shtator kundër Shqipërisë në Shkodër hap ciklin e ri eliminator për kualifikim në Kampionatin Botëror Rusi 2018.

Para fillimit tyë ndeshjeve për kualifikimet e botërorit, presidenti i FFM-së Ilço Gjorgjioski, kapiteni Goran Pandev, seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski dhe menaxheri teknik i përfaqësueses A, Sasha Qiriq në emër të Federatës dhe përfaqësueses dhanë propozim, ndërsa Këshilli Drejtues i FFM-së vërtetoi rregulloren për shpërblime/premio të cilat do t’i marrin lojtarët dhe stafi teknik për arritjen e rezultateve pozitive në eliminatoret për KB 2018.

“Vlerësojmë se për përfaqësuesen luhet me zemër dhe nuk e kishim problem të gjejmë zgjidhje të përbashkët që kënaq gjithë palët. Kyçe është ajo që do të tregojmë në teren-patjetër dhe duam të jemi jemi më të suksesshëm në këto eliminatore që pasojnë, ndërsa nëse arrijmë të bëjmë këtë Federata do të shpërblejë rezultatin. Për ne më e rëndësishme është të shënojmë rezultate pozitive në ndeshjet që pasojnë”, është qëndrimi i reprezentuesve për përcaktimin e premiove.

Federata e futbollit të Maqedonisë renditjen në vendin e katërt në grupin eliminator për kualifiim në KB do ta shpërblejë me 350 mijë euro, 400 mijë euro reprezentuesit dhe stafi teknik do të marrin nëse ndalen në vendin e tretë, ndërsa hyrja eventuale në balotazh për Kampionatin Botëror do tu sjell repreznetuesve 500 mijë euro. Reprezentuesit dhe stafi tenkin në përfaqësuesen A njëzëri thonë se nuk duhet tu takojnë premio nëse renditja në grupin eliminator do të jetë nën vendin e katërt. Federata e futbollit të Maqedonisë do t’u ndajë reprezentusve gjysmën e shpërblimit të caktuar nga FIFA nëse arrihet kualifikim në Kampionatin Botëror në Rusi.

“Ndajmë prioritetin me lojtarët kur është në pyetje kualifikimi në eliminatoret për Kampionatin  Botëror, do të shpërblejmë suksesin, ndërsa jemi të bindur se kjo gjeneratë e reprezentuesve dhe stafit teknik do të jetë më e suksesshme në ndeshjet që pasojnë. Na vjen mirë që kemi arritur këtë marrveshje para fillimit të kualifikimeve dhe me këtë kemi vendosur standard si do të punojmë në të ardhmen. Kapitenit Pandev dhe ekipit u dëshirojmë shumë fat në ciklin e ardhshëm”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka sjellë predispozitat për garim në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2016/2017.

- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka sjellë predispozitat për garim në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2016/2017.

- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë ka sjellë predispozitat për garim në Kupën e Maqedonisë në kategori të seniorëve për sezonin garues 2016/2017.

- Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë miratoi kalendarin për garim në sezonin garues 2016/2017.



   
   
Reprezentacioni A