Këshilli Drejtues i FFM sjell vendim për ndërtim të një stadiumi të ri

Publikuar më 14 Април, 2022 Lajme


- Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme ka marrë vendim për fillimin e procedurës për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar në kuadër të "Shtëpisë së Futbollit" në Komunën e Aerodromit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së bashku me Komunën e Aerodromit që është bartës i projektit. Në ndërtimin e objektit të futbollit në kryeqytet është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë V.

Projekti për stadiumin e ri kombëtar mbështetet drejtpërdrejt nga fondet e UEFA-s dhe FIFA-s përmes programeve për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit.

“Të inkurajuar nga dëshira e sinqertë dhe e hapur për ndihmë dhe mbështetje nga Komuna e Aerodromit dhe kryetari Mucunski, por edhe nga institucionet shtetërore, pas disa takimeve me personat përgjegjës në UEFA dhe FIFA, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues në FFM morëm vendim për ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar në kuadër të “Shtëpisë së Futbollit”.

Po nisim procedurën për ndërtimin e një stadiumi me kapacitet minimal prej 12 mijë spektatorëve sipas të gjitha kritereve të UEFA-s dhe FIFA-s për të luajtur ndeshje të rangut më të lartë për klube dhe përfaqësuese.

“Detyrimi ynë si Federatë e Futbollit të Maqedonisë është të kontribuojmë në përparimin e futbollit dhe mënyra më e mirë për ta konfirmuar këtë është përmes ndërtimit të një stadiumi që do të shënojë kohën që na sjell sukseset më të mëdha të futbollit në historinë tonë”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

- Në seancën e Këshillit Drejtues të FFM-së është marrë vendim për emërimin e Rade Karanfilovskit për seleksionues të përfaqësueses së Maqedonisë U14, ndërsa Dashmir Beari është emëruar seleksionues i përfaqësueses U15 të Maqedonisë;

- Në seancën e sotme të Këshillit Drejtues të FFM-së u përcaktuan datat e ndeshjeve finale në Kupën e Maqedonisë në këto gara:

- Pionierët e Rinj (01.06.2022)

- Pionierët (01.06.2022)

- Kadetët (02.06.2022)

- Të rinjët (02.06.2022)

- Në konkurencën e femrave (18.05.2022)

Finalja e Kupës së Maqedonisë në konkurrencë të seniorëve do të luhet më 20 maj në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.




   
   
Reprezentacioni A