Publikuar më 11 Јули, 2020 në Lajme
Në seancën
e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë janë sjellur këto
vendime:
- Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim për të liruar nga pagesa e kotizimit ekipet e Ligës së Dytë – Lindje, Liga e Dytë – Perendim dhe ekipet e Ligës së Tretë për sezonin garues 2020/21.
Heqjen e kotizimit për ekipet e Ligës së Dytë dhe të Tretë, Këshilli Drejtues i federatës e miratoi si një nga masat thelbësore në konfrontim të klubeve të futbollit në vendin tonë me krizën e pandemisë Kovid 19.
Federata e Futbollit të Maqedonisë, vitin e kaluar, i liroi nga pagesa e kotizimit për pjesëmarrje në Ligën e Parë, ekipet nga kampionati më i mirë në vendin tonë.
- Këshilli Drejtues i FFM-së në seancën e sotme miratoi listat e arbitrave dhe kontrollorëve për sezonin garues 2020/21;