Këshilli Drejtues i FFM-së emëroi Vasko Skenderovskin seleksionues të përfaqësueses së futsallit

Publikuar më 15 Ноември, 2019 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në seancën e fundit në “Shtëpinë e futbollit” ka sjellë këto vendime:

- K. D. i FFM-së pranoi dorëheqjen e Ivan Bozhoviqit nga pozita seleksionues i përfaqësueses A të futsallit

- K. D. i FFM-së ka emëruar Vasil Skenderovskin si seleksionues të ri të përfaqësueses A të futsallit të Maqedonisë

Vasil Skenderovski ishte udhëheqës i përfaqësueses së futsallit prej vitit 2002 deri në fillim të vitit 2016. Nën drejtimin e tij përfaqësuesja e futsallit ishte pranë kualifikimit në Kampionatin Europian të vitit 2015, ndërsa të njejtin vit goldiferenca vendoste për plasimin e Maqedonisë në balotazh për Kampionatin Botëror. Me ekipet e futsallit të Skopjes, Alfa Parf, Zhelezarec dhe Veles, Skenderovski ka fituar 14 tituj kampion i Maqedonisë.

- K. D. i FFM-së solli vendim Federata e futbollit të Maqedonisë të jep donacion topa futbolli për projektin e përbashkët të Federatës për sport shkollor. 110 shkolla do të pranojnë topa grasrut për projektin “Futboll tani-futboll gjithkund”.



   
   
Reprezentacioni A