Publikuar më 14 Јули, 2015 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë në periudhën deri më 25 gusht 2015 do të mundësojë që gjithë dashamirët e futbollit dhe përfaqësueses së Maqedonisë të blejnë bilet me çmim promotiv për ndeshjen kundër Spanjës, një prej përfaqësueseve më të mira të botës.
Pjesa më e madhe e biletave janë me çmim prej 150 denarëve për tribunat lindore dhe perendimore, deri më 300 denarë në pjesën veriore dhe jugore të tribunës. Një pjesë shumë e vogël e biletave do të shiten me çmim prej 400 denarëve. FFM vendosi për këta çmime të favorshme dhe jashtëzakonisht të ulta për një ndeshje të këtillë me qëllim për tu mundësuar gjithë shtresave të publikut të ndjekin nga tribunat këtë takim, posaçërisht pasi ndeshja do të luhet më 8 shtator, ditën e mvetësimit të Maqedonisë. Më 8 shtator të gjithë në stadium, bashkarisht të bëjmë tifo dhe të mbështesim reprezentuesit tanë. Biletat me çmim promovues do të jenë deri më 25 gusht 2015.