Publikuar më 24 Декември, 2020 në Lajme, Lajme
Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka sjellur vendim për suksesin më te madh - kualifikimin e përfaqësueses së Maqedonisë në EURO 2020 që të shpërblejë me premion më të madhe në historinë e sportit të Maqedonisë.
Futbollistët dhe stafi teknik i përfaqësueses A të Maqedonisë do të pranojnë 4 milionë e 200 mijë euro premio për kualifikimin në Kampionatin Europian.
Reprezentuesit dhe stafi teknik tashm kanë përfituar 1 milionë euro për arritjen e vendit të parë në grupën D të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve për EURO 2020.
Me vendimin e sotshëm, Këshilli Drejtues i FFM-së, deri në fund të vitit do të paguajë shumën e 4 milionë e 200 mijë eurove për sigurimin e një vendi të përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian. Këshilli Drejtues miratoi kriteret e propozuara për shpërndarjen e premios nga drejtori i përfaqësueses A në konsultim me seleksionuesin dhe kapitenin e përfaqësueses.
“Kur shohim se çka realizoi dhe përjetoi Federata e Futbollit të Maqedonisë në vitin 2020, me të vërtet është diçka që duhet të jemi krenar. Përfaqësuesja e Maqedonisë na bashkoi të gjithëve dhe na solli gëzimin më të madh që nga pavarësia. Kapiteni Pandev dhe të gjithë reprezentuesit tjerë absulutisht e meritojnë këtë premio. Në të gjitha momentet në rrugën drejt kualifikimit në Kampionatin Europian, kur futbollistët luajtën dhe luftuan për historinë e futbollit tonë, asnjëherë nuk u mendua për para. Tani është momenti që Këshilli Drejtues të vlerësoj suksesin dhe të përpiqemi që në këtë mënyrë të japim mirënjohje dhe të ndikojmë pozitivisht në atmosferën e mëtejshme në ekipin përfaqësues. E di që kohërat janë t vështira, por Federta e Futbollit do të vazhdojë të punojë dhe jemi krenar në të gjithë atë që përfituam dhe shpërblyem. Kapitenit Pandev dhe bashkëlojtarëve të tij ju dëshirojë shumë fat në eliminatoret e reja dhe përsëri ta dërgojnë Maqedoninë në një event madhor” ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
-Këshilli Drejtues i FFM-së në seancën e sotme solli vendim për shpërndarjen e mjeteve të UEFA-së, për një fond solid për klubet ng LPM të sezonit garues 2019/20 për zhvillim të futbollit tek të rinjët;
-Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi rregulloren për licencimin në garat e UEFA-së të klubeve nga LPMF;
-Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi propozimet për turneun para-kualifikues për përcaktimin e përfaqësueseve të Maqedonisë në e-EURO 2021 në eliminatoret për e-EURO 2021. Turneu do të organizohet në bashkëpunim me federatën Esport të Maqedonisë;