Këshilli Drejtues i FFM: Igor Angellovski do të drejtojë Maqedoninë në EURO 2020

Publikuar më 14 Јануари, 2021 Lajme, Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar marrëveshjen e re me seleksionuesin e përfaqësueses A, Igor Angellovskin.

Drejtuesit e FFM-së dhe seleksionuesi Igor Angellovski kanë gjetur akordin rreth qëndrimeve për kontratën e re, kështu që udhëheqësi i deritashëm do të jetë në pozitën e seleksionuesit të përfaqësueses së vendit edhe në Kampionatin Europian EURO 2020 që do të zhvillohet në qershor të këtij viti.

“Ashtu si që kemi premtuar para opinionit për zgjedhjen tonë të parë për seleksionues, sot konfirmojmë se kemi vazhduar rrugën drejt suksesit. Me Igorin shumë lehtë jemi marrë vesh për gjitha detajet rreth vazhdimit të bashkëpunimit, pasi edhe te ai, ashtu si te ne mbizotëronte disponim pozitiv që suksesin që kemi bërë ta vazhdojmë bashkarisht. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se rezultatet e mira japin mundësi më të madhe për të ruajtur çdo pozicion. Jemi krenar për gjithçka që kemi bërë si reprezentacion dhe federata do të vazhdojë të krijojë kushtet më të mira për punë, ashtu si kemi bërë deri tani.

“Seleksionuesi me stafin e tij teknik në atmosferë të shkëlqyeshme tash do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Europian. Gjithë ne dëshirojmë të na drejtojnë në suksese të reja. Besoj se Maqedonia do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe apeloj të gjithë qytetarët e vendit dhe gjithë tifozët të jemi të bashkuar dhe të tregojmë unitet.

“Kualifikimi në Kampionatin Europian është ëndër për çdo fëmijë, ndërsa futbollistët tashmë kanë motiv të jashtëzakonshëm për fitore të reja. Tani duhet të ndihmojmë të gjithë, në secilën mënyrë, ndërsa pastaj do të flasim për kualifikimin tonë në EURO 2020 dhe për atë se sa kjo vlen për të ardhmen e futbollit në vendin tonë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

“Falënderim deri te presidenti i Federatës dhe Këshilli Drejtues për besimin. Nuk dyshoj se përfaqësuesja, ashtu si deri tani, do të ketë kushtet më të mira për punë.

“Do të ofroj gjithë potencialin tim për t’u rikthyer me ndeshje të mira dhe që ta vazhdojmë serinë e rezultateve të sukseshme. Ashtu siç kam premtuar edhe para opinionit, e gjithe ajo që më ishte ofruar në formë të marrëvesheje e kam pranuar, ndërsa interesin nacional e kam vendosur para atij përsonal. Falënderime deri tek kapiteni, futbollistët e përfaqësueses dhe opinionit për përpkrahjen.

“Besoj se të gjithë së bashku do t’u gëzohemi fitoreve të mëdha, ndërsa këtë herë do të festojmë të gjithë së bashku rrugëve të qytetit tonë dhe shtetit tonë”, deklaroi seleksionuesi i maqedonisë A përfaqësueses, Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A