Kapiteni Ristovski dhe Ethemi do të mungojnë për shkak lëndimeve, ftesë për Bejtullain

Publikuar më 19 Септември, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit 3 në Ligën e Kombeve kundër Gjeorgjisë (Tbilisi, 23 shtator) dhe Bullgarisë (Shkup, 26 shtator).


Për shkak lëndimit tashmë dihet se Darko Çurlinov nuk do të jetë në përfaqësuese për dy ndeshjet, por probleme shtesë për seleksionuesin e ekipit tonë më të mirë, Bllagoja Milevski, janë dy anulimet e reja për shkak të lëndimit. Në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë do të mungojnë edhe kapiteni Stefan Ristovski dhe sulmuesi Valon Ethemi për shkak lëndimeve. 


Bllagoj Milevski ka bërë një ftesë shtesë për Egzon Bejtullain. Futbollisti i Shkendijës nga Tetova do ti bashkohet ekipit përfaqësues në përgatitje dhe do të konkurojë për lojë për dy ndeshjet e ardhshme.


Sot në ora 17:30 në qendrën stërvitore “Petar Millpshevski”, përfaqësuesja e Maqedonisë ka stërvitjen e parë të përgatitjeve.



   
   
Reprezentacioni A