Publikuar më 15 Март, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë këtë muaj do të
vazhdoj eliminatoret për Kampionatin Europian 2023 qe do te mbahet në Rumani
dhe Gjeorgji.
Përfaqësuesja jonë më 24 mars do të luajë kundër Serbisë në Beograd, ndërsa më 29 mars në stadiumin “Todor Proeski” presim Ishujt Faroe.
Seleksinuesi Dragi Kanatllarovski për këto dy ndeshje eliminatore ka ftuar këto 23 futbollist:
PORTIERË: David Denkovski (Bregallnica 2008), Marko Alçevski (Borec 1919), Damjan Serafimov (Ohrid Lihnidos);
MBROJTËS: Filip Antovski (Austria Viena, Austri), Blerton Sheji (Shkupi 1927), Stefan Naumçevski (Tikvesh), Mario Mladenovski (Makedonija GJ.P.), Adrian Hajdari (Rapid Viena, Austri), Besir Iseni (Struga Trim Lum), Jovan Manev (Bregallnica), Viktor Kërstevski (Gostivar);
MESFUSHORË: Aleks Zllatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Enis Fazllagiq (Vislla Krakov, Poloni), Sefer Emini (Makedonija GJ.P.), Tomçe Grozdanovski (Dugopolje, Slloveni), Amel Rustemoski (Vill, Zvicër), Bojan Dimovski (Akademia Pandev), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P.), Luka Stankovski (Gaziantep, Turqi);
SULMUES: Marko Gjorgjievski
(Shkupi), Mario Ilievski (Septemvri), Metodi Maksimov (Rabotniçki);
Dragi Kanatlarovski, seleksionuesi i Maqedonisë U21:
“Na presin dy ndeshje jashtëzakonisht të
rëndësishme për ekipin tonë. Na gëzon fakti që të gjithë lojtarët janë të
shëndetshëm dhe të gatshëm për të luajtur. Shpresoj që kështu të mbetet edhe
pas ndeshjeve të fundit per klubet para fillimit të detyrimeve në perfaqesuese.
Ndeshjen e parë e luajmë kundër Serbisë në Beograd, duam të mposhtim skuadra të
forta si fqinji ynë verior dhe shpresoj në një rezultat pozitiv. Serbia është
një ekip i madh, ata kanë një trajner të ri dhe sigurisht që kanë një dëshirë
të madhe për të fituar, por ne kemi synimet tona për ndeshjen dhe sigurisht që
do te përpiqemi të fitojmë. Një tjetër ndeshje e vështirë na pret ndaj Ishujve
Faroe, kundërshtari është i sikletshëm, edhe pse në letër jemi favoritë. Nuk
duhet t'i nënvlerësojmë ata, sepse në këto eliminatore kanë dëshmuar se mund të
befasojne favoritët në grup. Barazuan kundër Francës dhe Serbisë. Në listë
ishin të ftuar edhe Dashmir Elezi nga Shkendija dhe Stefan Tasev nga Maqedonia
GJ.P., por pas konsultimeve me trajnerin Nexhat Shabani, vendosëm që në këtë
periudhë të dy mund të japin kontribut shumë më të madh për përfaqësuesen U19
ne turneun qe do te zhvillohet ne Portugali”, u shpreh Kanatllarovski.
Përfaqësuesja jonë nga 6 ndeshje të zhvilluara në këto eliminatore grumbullon 6 pikë.