Kanatllarovski me ftesë për Gjurkoskin e Shkupit dhe Jankullovin e Borecit

Publikuar më 26 Август, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski ka dërguar ftesa shtesë për Aleksandar Gjurkoskin e Shkupit dhe Gjorge Jankullovin e Borecit të Velesit për ndeshjet e para të shpresave të vendit në eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2023.
Përfaqësuesja e shpresave të vendit më 2 dhe 7 shtator në Le Man me Francën dhe Shkup me Serbinë hap ciklin kualifikues për KE që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

Në testimet e rregullta në klubet e tyre për Covid-19 rezultate pozitive morën Mario Mlladenovski nga Botev Plodliv dhe Adrian Hajdari i Rapid Viena. Dy futbollistët do të kalojnë periudhën e vetëizolimit dhe me shumë gjasa nuk do të konkurojnë për vend në përfaqësuese për duelet me Francën dhe Serbinë.

Më 29 gusht në Shkup do të jetë grumbullimi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A