KAMPIONAT PËR TË CILIN GJITHË JEMI KRENARË

Publikuar më 27 Јуни, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë falënderon tifozët dhe gjithë atyre që dhanë kontribut që ndeshjet e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në Kampionatin Evropian në Poloni të kalojnë në atmosferë të shkëlqyeshme dhe me një unitet të paparë ndërmjet futbollistëve të përfaqësueses dhe tifozëve të cilët ishin shtytje e rëndësishme gjatë Kampionatit Evropian.

Të nderuar tifozë,

Ju falënderojmë për mbështetjen që i keni dhënë përfaqësueses së Maqedonisë.

Na gëzon atmosfera e shkëlqyeshme që u krijua në ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë. Dëshmuam se Maqedonia është shtet që pa kushte e don sportin, ndërsa ju në mënyrën e vërtetë keni dëshmuar lidhjen me përfaqësuesen tonë. Ju falënderit!

Reprezentuesit tanë dëshmuan se sa u vlen mbështetja nga tribunat dhe me paraqitjen në këtë samit evropian, por edhe me deklaratat e tyre cekën rëndësinë që sjell mbështetja nga tribunat.

Falë tifozëve dhe mbështetësve tanë, përfaqësueses tonë, seleksionuesit dhe stafit teknik dhe gjithë atyre që ishin të kyçur në përfaqësuesen U 21 – lamë pas një Kampionat Evropian për të cilin të gjithë mund të jemi krenar! 



   
   
Reprezentacioni A