Kampanjë e FFM-së dhe MPB-së për preventivë në parandalimin e dhunës në ngjarjet sportive

Publikuar më 10 Ноември, 2017 Lajme


Zyra për preventivë e MPB-së Shkup në bashkëpunim me federatën e futbollit të Maqedonisë, nesër (11.11.2017) nga ora 16:30 deri në orën 18:00 në stadiumin “Filipi i Dytë” do të realizojë aktivitete në kuadër të kampanjës për preventivë të sjelljeve të pahijshme në ndeshjet sportive. 

Në periudhën e lartëpërmendur në hyrje te tribuna juglindore do të formohet “Fan Zone” me prindërit dhe fëmijët të përfshirë në projektin dhe aktivitetet nga shkollat fillore dhe të mesme të qytetit, të cilët në shoqërim të përbashkët me forcat policore do t’i realizojnë projektet e kësaj kampanje për ndalimin e dhunës gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjeve sportive. Nga ana e zyrës për preventiva do të ndahen disa materiale propaganduese, rekuizita për tifozë me porosinë RESPECT. 

Objektivi i aktiviteteve është ngritja e vetëdijes te tifo grupet, tejkalimi i distancës ndërmjet policisë dhe tifo grupeve në bashkëpunim me klubet sportive, federatat sportive, krijimi i “fair play”-it në sjellje të tifo grupeve, posaçërisht të rrinjët dhe në përgjithësi ngritje të vetëdijes te qytetarët dhe institucionet për detyrime ligjore dhe organizim të ndeshjeve sportive me qëllim të ndarjes së përgjegjësisë. 

Ndryshe Zyra për preventivë në mbështetje nga ana e FFM-së në drejtim të rritjes së sigurisë publike, duke përfshirë edhe ndeshjet sportive si dhe sigurimin për shfrytëzimin e lirë të transportit publik dhe parandalimit të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, jo vetëm nëpër shkolla, por edhe në vendet publike, do ta vazhdojë realizimin e fazës së dytë të projektit “Për qytet të sigurtë”, ku si pjesë tematike do të kyçë edhe preventivën nga dhuna gjatë ndeshjeve sportive.



   
   
Reprezentacioni A