Kampanja FARE "Njerëz futbolli" në organizim të FFM-së

Publikuar më 24 Октомври, 2020 Lajme, Barazi


Java e aksionit FARE e cila mbahet me moton "NJERËZIT E FUTBOLLIT"  bashkon tifozët e futbollit, mbështetësit, klubet, lojtarët, grupet dhe shoqëritë që luftojnë kundër diskriminimit në futboll dhe sport. Kjo kampanjë mbahet gjatë muajit tetor çdo vit. Në kuadër të aksionit të këtij viti do të mobilizohen 150 000 njerëz nga më shumë se 2 000 ngjarje në mbi 50 vende me mesazhin për mbështetje të dallimeve dhe kyçjen e gjithë grupeve të margjinalizuara në këtë lojë magjike. Kjo është kampanja më e madhe në botë për ndryshime sociale në futboll. Viteve të fundit shumë aktivitete zhvillohen në gjithë botën, në thuajse gjithë vendet europiane dhe jashta si Argjentina, Brazili, Kameruni, Meksiko, Vietnam, Tailandë, SHBA dhe Afrikë të Jugut, e të mbështetura nga yje të mëdhenj si Jaja Ture, Iker Kasiljas, Didie Drogba, Tomas Hiclesperger, Kejsi Stoni, Anita Asante, Marko Verati, Xhorxho Kielini e Edison Kavani. 


Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim si koordinator nacional i FARE-s edhe këtë vit organizojnë këtë aksion në vendin tonë dhe në gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë para fillimit të ndeshjeve lojtarët do të mbajnë në dorë kartona të kuq me mesazhin:
NACIONALIZMI DHE RACIZMI JASHTA FUTBOLLIT“.

Lloji i këtillë i aktiviteteve ka rëndësi të madhe në zhvillimin e futbollit dhe anës së saj pozitive në shoqëri dhe Federata e futbollit të Maqedonisë jep mbështetje të vazhdueshme në këtë drejtim.



   
   
Reprezentacioni A