Kamp selektues dhe dy ndeshje kontrolluese për përfaqësuesen U 21

Publikuar më 02 Ноември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Stafi teknik i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë do të organizojë kamp selektues për futbollistë të gjeneratës 1996/97 që do të zhvillohet në Ohër prej 7 deri më 11 nëntor. Në kuadër të kampit selektues do të zhvillohet dy ndeshje kontrolluese, më 9 nëntor me Renovën dhe dy ditë më vonë me Pobedën e Prilepit. Seleksionuesi i përfaqësueses Bllagoja Milevski thotë se nuk do të heqin dorë nga tani më mënyra e vërtetuar e punës në përfaqësuesen e shpresave, ndërsa ajo është tu jepet hapsirë për të luajtur futbollistëve të cilët luajnë standard dhe në mënyrë kualitative në klubet e tyre.

“Kampi është selektues, do të ftojmë futbollistë që janë standardë me paraqitjet në klubet e tyre dhe të cilët vlerësojmë se kanë potencial për në përfaqësuese. Nuk heqim dorë nga mënyra të cilën tani më e aplikojmë në përfaqësuesen e re, duke u dhënë shansin për të luajtur gjithë futbollistëve që tregojnë kualitet dhe luajnë standard në klubet e tyre, që është një nga parakushtet kyçe për t’u imponuar në përfaqësuese. Shpresoj se në periudhën që pason Dorian Babunski nga Olimpia, Jeftovski nga Lokomitiv Plodlivi, Stojanovski nga NK Split dhe Sulejmanov nga Jang Boys do të kenë shans për të luajtur në klubet e tyre, pasi që një periudhë të caktuar nuk kanë zhvilluar ndeshje dhe do të konkurojnë për vend në përfaqësuese”, shprehet Milevski.

Udhëheqësi i shpresave të vendit vlerëson se gjenerata e re në formacionin deri 21 vjeç patjetër të shfrytëzojë çdo termin të lirë për t’u njoftuar me principet e punës në përfaqësuese, për përgatitje dhe përshtatje.

“Ne patjetër të mendojmë për ciklin e ardhshëm kualifikues për Kampionatin Europian të vitit 2019 që do të fillojnë në shtator të vitit të ardhshëm. Me gjeneratën e cila ka të drejtë loje, pra lojtarë të lindur në vitin 1996 dhe më të rinjë kemi shumë pak kohë dhe termine të lira për përgatitje dhe përshtatje të ekipit. Nga kjo është imponuar nevoja për të organizuar tipe të këtilla të kampeve. Termini i marsit është përgatitje e rëndësishme për Kampionatin Europian në Poloni”, shton Milevski.

Në kampin selektues në Ohër do tu jepet shansi për të luajtur futbollistëve që luajnë jashtë dhe kanë prejardhje nga Maqedonia, ndërsa gjithë futbollistët e ftuar do të testohen me sistemin Catapult.

Në këto dy ndeshje do të shfrytëzojmë mundësinë të testojmë lojtarë nga diaspora të cilat para se gjithash kanë dëshirë dhe motiv për të luajtur për Maqedoninë, me qëllim të kemi pasqyrë të qartë nëse kanë potencial për të luajtur në përfaqësuese. Gjithë futbollistët e ftuar do të testohen me sistemin „Catapult“, i cili mundëson  matjen e kuantitetit të ngarkesës, intenzitetin dhe volumin e stërvitjes. Fizikisht futbollistët do të duhet të jenë shumë të përgatitur”, deklaroi Bllagoja Milevski.

   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A