Kamenica Sasa fiton trofeun e Kupës së Maqedonisë për femra

Publikuar më 18 Мај, 2022 Lajme


Kamenica Sasa ka fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë për femra, pasi në finale mundi bindshëm Ass Unitedin.

Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” u zhvillua sot finalja e Kupës së Maqedonisë për femra, me Kamenica Sasa që regjistroi fitore me rezultat 4:0.

Antonina Shopska e hapi rezultatin e ndeshjes së sotme në minutën e 7-të. Lençe Andrevska në minutën e 23-të të ndeshjes shënoi për epërsi 2:0. E njejta futbolliste shënoi në fillim të pjesës së dytë për avantazhin 3-0 të ekipin Kamenica Sasa-s. Shifra finale 4:0 i fiksoi Chick Peyton Taylor në minutën e 71-të të ndeshjes.


Kamenica Sasa: ​​Jelena Gvozderac, Ana Dimitrovska, Dragana Kostova, Taylor Peyton Chick, Pavlinka Nikollovska, Ikeda Angelika Keona, Elena Paneska, Mila Talevska, Hristina Joshevska, Lençe Andrevska, Antonina Shopska;

Ass United: Syarta Reçi, Aleksandra Popovska, Yllza Maksuti, Era Stebleva, Vesa Sela, Arlinda Adili, Olivera Cokleska, Kristina Mojsoska, Aleksandra Simonoska, Edina Sulejmani, Eda Dalipi;




   
   
Reprezentacioni A